Rej Manaj mund të zbarkojë te skuadra e Muçit dhe Rashicës

Rej Manaj shumë shpejt mund të jetë shok skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicës. Sipas medieve turke sulmuesi i Sivaspor shikohet nga Beshiktashi si profili i duhur për të përforcuar repartin e sulmit.
Shtypi turk shkruan se kartoni i Manaj, i cili vlen rreth 4 milionë euro, është i përballueshëm për Beshiktashin.
Klubi në fjalë madje ka nisur bisedimet me Sivasspor pasi ka marrë miratimin e shqiptarit.