Nurmagomedovi zgjedh më të mirët nga futbolli

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov zgjodhi futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Nuk është e lehtë të zgjedhësh më të mirët, por unë mendoj se ata janë Pele, Maradona, Messi, Kristiano Ronaldo, Zinedine Zidane dhe Ronaldo braziliani. Luis Figo është gjithashtu një nga më të mirët, ai fitoi Topin e Artë në 2000. Ata lojtarë janë ndoshta më të mirët”, tha Kabib në një intervistë në Instagram.

Për ta rikujtuar, Khabib është një mik i shkëlqyer i sulmuesit të Juventusit, Kristiano Ronaldo. Kohët e fundit, portugezi i uroi Khabib fitore në luftën e radhës

LEXO EDHE:

Back to top button