Nutricionisti italian: “Ronaldo ushqehet si shkencëtar, nuk kam parë kurrë si ai”

Nuk ka restorant dhe as tabela ndriçuese, por klientët e tij vlejnë qindra, milionë euro. Giorgio Barone, 51-vjeçar nga Gallura, është “shefi në hije” i futbollistëve; nga Kristiano Ronaldo e deri te Teo Hernandez. Ai kujdeset për aspektin më delikat të performancës, ushqimin. Gjithçka nisi në verën 2016 me Kevin-Princ Boateng.

“I pëlqeu mënyra si menaxhoj pastën, – tregon Barone. – E ha 3-4 herë në javë; kufizoj sasinë dhe e balancoj me proteina”.

 

Hapi vendimtar erdhi me CR7 te Juventusi.

 

“Ushqehej si një shkencëtar, lexonte për t’u informuar dhe më pas ulej me mua në tavolinë për të vendosur menunë. Nuk kishte nevojë për nutricionist”.

 

Disiplina e portugezit është legjendare.

 

“Kthehej nga stërvitjet, hante, pushonte dhe stërvitej sërish. Nuk kam parë kurrë një person kaq të përqendruar te përgatitja fizike. A bënte shkelje? Përjashtimet ishin shumë të rralla, ishte i dhënë pas tiramisù-së sime vegane”.

 

Në kuzhinën e Barone, sheqeri është i ndaluar (95% e recetave), edhe ëmbëlsirat pa bulmet e vezë. Në tryezën e tij ka kremra perimesh, mish viçi dhe peshk. Gabimi i shpeshtë i lojtarëve? Hanë dhe flenë shumë vonë”. Sot ndjek ushqyerjen e Teo Hernandez në Arabinë Saudite.

“Teo është i dhënë pas pastës”.

LEXO EDHE:

Back to top button