Lara Kolturi nuk e mbyll dot garën e sllallomit në Slloveni

Gara e sllallomit për femra zhvilluar në pistën sllovene të Kranjska Gora, e vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski, ka qenë e pafat për skiatoren kuqezi Lara Kolturi.

Skiatorja 19-vjeçare shqiptare nuk arriti ta përfundojë garën, duke u tërhequr pas një gabimi në skijim që në zbritjen e parë.

Kjo ishte gara e dytë e Kupës së Botës në këtë pistë zhvilluar fundjavën e kaluar. Më herët, Kolturi u rendit e gjashta në garën e sllallomit gjigand, ndërsa këtë herë u tërhoq.

Mësohet se skiatorja kuqezi ka qenë në gjendje gripale, çka ndikoi në paraqitjen e saj, duke mos e mbyllur dot garën. Gjithsesi, paraqitja e Kolturi këtë sezon mbetet mjaft e mirë, me 4 podiume deri më tani.

LEXO EDHE:

Back to top button