Vinicius Junior drejt Çellsit? Londinezët gati ofertën marramendëse
E ardhmja e yllit brazilian, Vinicius Junior, mbetet pezull te Real Madridi. Raportimet e fundit sugjerojnë se përfaqësuesit e sulmuesit kanë nisur kontaktet me Çellsin, ndërsa në zyrat e skuadrës nga “Bernabeu” ka arritur një ofertë zyrtare që mund të tronditë botën e futbollit.
Sipas burimeve pranë klubit londinez, përfaqësuesit e lojtarit ia kanë ofruar shërbimet e tij Çellsi-t, pasi “shtatëshja” e Real Madridit duket se është i hapur për një aventurë të re në Premier Ligë. Menjëherë pas këtij sinjali, drejtuesit nga “Stemford Brixh” kanë dërguar një ofertë fillestare prej 130 milionë paundësh (rreth 150 milionë euro).
Vlera aktuale e tregut për Vinicius llogaritet rreth 150 milionë euro, por kjo shifër duket modeste krahasuar me interesin global. Kujtojmë që verën e kaluar, klube nga Arabia Saudite ishin të gatshme të paguanin deri në 400 milionë euro për transferimin e tij, një ofertë që u refuzua nga lojtari në atë kohë.
Mbetet për t’u parë nëse presidenti Florentino Perez do ta konsiderojë ofertën e Çellsit si të mjaftueshme apo nëse ky lëvizje është thjesht një strategji e agjentëve të lojtarit për të rritur presionin në bisedimet për rinovim. Kujtojmë se kontrata aktuale e brazilianit skadon në qershor të vitit 2027.






