Nxënësit edhe në gjysmëvjetorin e dytë do të përballen me problemet e vjetra

Gazetare: Melihate Rustemi
Nxënësit filloristë dhe ato të shkollave të mesme po bëjnë përgatitjet e fundit për të nisur gjysmëvjetorin e dytë. Bashkë me pushimin dimëror të zgjatur po marrin fund edhe loja e tyre. Alsat qëndroi në fshatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit ku fëmijët përveç se loznin kujtonin edhe obligimet e shkollës.
https://youtu.be/hEng3_ZlMbQ
“Rrëshqasim, shëtisim në dyqane, luajmë”.
“Tash po rrëshqas dhe po shëtitëm, po luaj me shokë dhe mezi po pres të kthehem në shkollë. Kam lexuar dhe kam vizatuar. Dëshiroj të vizatoj shtëpi, diell dhe pishinë”.
Megjithatë fëmijët edhe në gjysmë vjetorin e dytë të shkollës do të përballen me problemet e vjetra. Mes tjerash, mungesën e internetit dhe kushteve të tjera për zbatimin e konceptit të ri mësimor.
“A ke libra? Jo. A i ke fotokopjuar? Jo. Si mëson? Pa libra. Ku mësuesja më jep detyra nuk mund t’i shkruaj sepse nuk kam libra. Në shtëpi nuk kam telefon dhe internet, nuk mund ti përfundoj”.
“Kemi mësuar ato që na kishin dhe tash kur do të kthehemi në shkollë do t’i shpjegojmë të njejtat”.
Edhe nga Këshilli i Prindërve ankohen për mungesa të shumta.
“Me drutë kemi pas probleme kohë pas kohe por kanë filluar paksa të rregullohen përkohësisht. Për momentin kështu funksionojmë. Duhet të punohet, thashë disa gjëra janë përmirësuar por duhet përmirësuar kushtet dhe gjërat tjera të mbetura. Interneti është I dobët, ka përpjekje të forcohet por sërish ka probleme. Numri pak po ulet për shkak të shpërnguljeve në qytet dhe fshatin Batincë. Por, kemi rreth 140 nxënës nga klasa e parë e deri në atë të nëntë”, deklaroi Sulejman Bektesh, Këshilli i prindërve.
Drejtori i shkollës, Qenan Imeri tha se bllok dotacionet e dikasterit të Arsimit nuk mbulojnë as gjysmën e shpenzimeve për mirëmbajtjen e shkollës qendrore bashkë me ato periferike.
“Para 10 ditësh kam qenë në Ministrinë e Arsimit sepse bllok dotacionet nuk janë të mjaftueshme, sidomos për shkollat periferike. Numri i nxënësve është i vogël, klasat janë të kombinuara a sipas ministrisë, sipas vendimeve të tyre, ato lëshojnë mjete sipas numrit të nxënësve edhe për atë kemi probleme financiare. Më problematike janë shkollat periferike Mallçishtë, Ellovë dhe Cërni Vërv sepse janë shumë larg qytetit”, deklaroi Qenan Imeri, drejtor i sh.f “Alija Avdoviç” fsh. Batincë.
Në shkollën qendrore “Alija Avdoviç” të fshatit Batincë dhe 6 shkollat tjera periferike mësojnë 1606 nxënës nga klasa e parë e deri në atë të nëntë. Në disa prej tyre mësimi zhvillohet edhe në paralele të kombinuara./Alsat.mk