Nxënësit me aftësi të posaçme, të harruar

GAZETARE: MELIHATE RUSTEMI

Deni, Miki, Jovana dhe Marija janë vetëm disa nga personat me aftësi të posaçme të cilëve përditshmëria u sjell sfida nga më të ndryshmet. Ndër problemet më të mëdha është mungesa e infrastrukturë. Deni dhe Miki preferojnë muzikën dhe baletin por në shkollë shkojnë me shumë vështirësi për shkak të mungesës së ashensorit, shkruan Alsat.

“Në përgjithësi në jetë për çdo ditë kam sfidë të re me të cilin ballafaqohem. Disa prej tyre janë pozitive por fatkeqësisht disa prej tyre janë negative dhe nuk mund ti zgjidh. Konkretisht do të flas për arsimin, tashmë jam në shkollë të mesme, mësoj në shkollë ku ndjehem ndryshe për shkak të jo qasshmërisë në shkollën time preferuar të muzikës. Vërtet janë jo të qasshme, nuk ka ashensor, tualete të përshtatshme”, tha Deni.

“Gjithkund ka probleme, nuk ka qasje, nuk mund të ngjitem gjithkund, duhet të ketë ashensor që të ngjitem. Faleminderit që në teatër ka qasje fizike që të mund të performoj. Shkoj në qendrën për paralizë cerebrale, atje shoqërohem, të shtunave shkoj në balet, edhe atje shoqërohem. Më pranojnë shumë mirë, u jam shumë falënderues” u shpreh Miki.
,
Për Jovanën shqetësim përbën parkingu. Në shkollën ku ajo mëson gjithmonë janë të bllokura vendet e parkingut për personat në karrocë. Këtë hall ka edhe shoqja e saj Marija.

Në shkollën time ka parking, çdo herë që shkoj me makinë me nënën time sepse ajo më dërgon, gjithmonë na e zënë vendin e parkimit ndërsa ne vazhdimisht duhet të luftojmë më ata njerëz. Ku dëshiron të regjistrohesh në shkollë të mesme? Sinqerisht dëshiroj në shkollë të mesme të mjeksisë sepse në të ardhmen dëshiroj të bëhem psikiatër”.deklaroi Jovana.

“Unë në autobus nuk mund të ngjitem. Në autobus qëndrojnë në vendet e parapara për karrocë, kjo më bën nervoze. Jo për çdo ditë por shumë shpesh më pëlqen me autobus dhe jo me makinë”, tha Marija.

“Ne kemi nevojë për rehabilitim çdo ditë, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Nuk mund të mbërrijmë edhe me rehabilitim edhe me arsimim, prandaj unë personalisht isha e detyruar, ndoshta edhe dikush tjetër, ta ndërpres arsimimin në këtë periudhë dhe ti përkushtohem rehabilitimit, sepse është shumë e rëndësishme për gjendjen time”, tha Marija.

Prindërit e personave me aftësi të posaçme theksojnë se mungesa e asistentëve personal vështirëson edhe më shumë kujdesin ndaj këtyre personave. Ata kërkojnë më shumë rehabilitim duke rritur numrin e terapive dhe njëkohësisht metoda të reja të terapisë.

“Rehabilitimi mungon shumë, si për të vegjlit ashtu edhe për të rriturit sepse kanë vetëm rehabilitimin në banja për ku kanë nevojë për shoqërues ndërsa ky I fundit duhet të paguaj për ta shoqëruar personin me paraizë cerbrale. Me asistentët akoma kemi problem sepse asistentët personal nuk janë të punësuar, nuk e kanë statusin e personit të punësuar”, dekaroi Olivera Saveska, prind.

Nga fillimi i vitit shkollor, te Avokati i Popullit kanë arritur shumë ankesa që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të personave me aftësi të posaçme. Zëvendës avokatja Vaska Bajramovska Mustafa tha për Alsat se numri më i madh i ankesave ka të bëjë me mungesën e asistentëve në shkollë e posaçërisht qëndrimin e zgjatur për nxënësit e kësaj kategorie./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button