Observatori sizmologjik me pajisje të vjetra gjysmë funksionale dhe pa staf të mjaftueshëm

Observatori sizmologjik, institucioni kryesor që bën matjet dhe jep informatat në lidhje me forcën e tërmeteve, po përballet me mungesë kuadri por edhe aparaturash moderne. Udhëheqësja e Observatorit Dragana Çernih thotë se kërkesat e tyre të vazhdueshme drejtuar Ministrisë së Arsimit kanë hasur në vesh të shurdhët.

- Advertisment -

Duhet të kemi së paku edhe 4-5 të punësuar të tjerë në observatorin sizmologjik, të cilat duhet t’i përfshijnë të gjitha hetimet të cilat më herët i bënte observatori sizmologjik. Punë themelore është që Observatori sizmologjik nuk ka buxhetin e saj. Për të gjitha punët kompjuterike, server dhe pajisje digjitale për regjistrim, patjetër duhet në mënyrë të posaçme të kërkojmë mjete nga Ministria e Arsimit”-tha Dragana Çernih, udhëheqëse e observatorit sizmologjik.

Por nga Ministria e Arsimit thonë se për të gjitha mungesat duhet t’i drejtohen Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Dhe në kohën kur Observatori po punon me aparatura të vjetërsuara, qytetarët për tërmetet preferojnë të informohen nga aplikacionet e ndryshme dhe rrjetet sociale.

“Zakonisht shohim në telefon, në televizion shohim kur japi në lajme”.

“Vetëm çka lajmëron Facebook-u për ndryshe jo”.

“Prej lajmeve, prej mediave”.

“Nga televizioni. Në telefon në aplikacione”.

Nga Observatori Sizmologjik thonë se kanë edhe numër të vogël të stacioneve matëse. Sipas tyre në vend duhet të ketë rreth 15 stacione, por për momentin funksional janë më pak se gjysma.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button