Qyteti i Ohrit, i “zhytur” në mbeturina

Ohri po mbytet në mbeturina dhe mbetje ndërtimore. Plehrat shpesh përfundojnë në ujin apo në brigjet e liqenit të Ohrit, por edhe në parkun kombëtar “Galiçica”. Për shkak të pafuqisë së shtetit për t’u marrë me këtë problem, një grup qytetarësh nga Ohri u organizuan në nismë joformale të paktën një herë në javë të pastrojnë vullnetarisht deponitë jolegale. Këto ditë ata pastruan pjesën e poshtme të Galicicës.

E morëm aksionin dhe idenë si një hobi për të gjithë ne. Një herë në dhjetë ditë, mbledhim shokët, kush si është i lirë dhe mbledhim mbeturina në disa pika nevralgjike, ku ka zona për këmbësorë, ku kalojnë turistë, në mënyrë që të kemi natyrë më të pastër dhe disi të ndikojmë te ata qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët e kanë më lehtë për ta t’i hedhin mbeturinat në pyll sesa në deponi…”-tha Goran Ustijanoski nga nisma “Eko fap”.

Nisma aktualisht mbështetet nga një numër i mjaftueshëm aktivistësh. Ata sigurojnë vetë pajisje për grumbullimin e mbeturinave, madje edhe kamion.

“Duam që Galiçica të jetë e pastër dhe e rregullt”.

“Vijmë për të ndihmuar në pastrimin e malit Galiçica sepse mjedisi duhet të jetë më i pastër”.

“Njerëzit nuk duhet të hedhin mbeturina në male. Duhet ta bëjnë këtë në vende të caktuara, ku duhet të hidhen mbeturinat”.

Ambientalistët kërkojnë nga qyteti të sigurojë deponi për teknikë të bardhë, ku qytetarët do të mund t’i lënë me çmime të përballueshme. Komuna e Ohrit, nga ana tjetër, thotë se do të përpiqet të zgjidhë problemin duke vendosur  video- mbikëqyrje në disa vende që janë targetuar si kritike në gjithë qytetin dhe zonën përreth.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button