OBSH: 700 milionë njerëz në botë nuk trajtohen për sëmundjen e hipertensionit

Numri i personave që vuajnë nga hipertensioni është rritur në 1.28 miliardë që nga viti 1990.
Sipas OBSH kjo sëmundje është një nga shkaqet kryesore të humbjes së jetëve globalisht në të gjithë vitet e fundit.
Hipertensioni rrit rrezikun e atakut në zemër, ishemisë dhe shkakton probleme me veshkat
E një nga arsyet përse kjo sëmundje është gjithnjë e më e përhapur është se nuk diagnostikohet në kohë ose asnjëherë.
Si është situata në botë?
Mosha më e prekur nga hipertensioni qëndron mes 30-79 vjeç me një rritje nga 650 milionë në 1.28 miliardë në vetëm 30 vitet e fundit.
Këto të dhëna vijnë nga studimi i parë i bërë në të gjithë botën mbi këtë çështje nga Kolegji Imperial Në Londër dhe OBSH.
Sipas këtyre ekspertëve të cilëve i’u referohet AgroWeb, gjysma e personave të marrë në studim nuk kishin asnjë dijeni se vuanin nga hipertensioni.
Studiues, mjekë dhe ekspertë nga e gjithë bota të cilët mbuluan një perjudhë thuajse 30 vjeçare nga viti 1990 deri në 2019 trajtuan të dhënat e një kampioni të gjerë personash.
Rreth 100 milionë njerëz u testuan dhe u monitoruan për hipertensionin nga 184 shtete duke mbuluar kështu 99% të popullsisë së botës.