OBSH dhuron 20 mijë teste të shpejta dhe frigoriferë për Institutin e Shëndetit Publik

Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes një donacioni në ISHP ka dhuruar 20.000  teste të shpejta, 3 frigorifer me kapacitet -30 gradë dhe 2 me kapacitet -86 gradë celsius.
Frigoriferët e sjellë si donacion kanë kapacitet për ruajtjen deri në 352 000 doza vaksinash. Vlera e donacionit arrin në 156 mijë dollarë.
Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti u shpreh se donacioni nga OBSH lehtëson barrën e Institutit në detektimin e shpejtë të rasteve me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button