OBSH: Duhani po vret 8 milion njerëz në ditë dhe po shkatërron ekosistemin

OBSH: Duhani po vret 8 milion njerëz në ditë dhe po shkatërron ekosistemin

Duhani vret njerëzit, por edhe ambientin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përsëritur këtë mesazh në Ditën Botërore kundër duhanit dhe e ka ilustruar atë me të dhëna shqetësuese.

“Duhani vret rreth 8 milionë njerëz çdo ditë të vitit. Por a e dimë ne këtë? Ai po shkatërron gjithashtu rreth 600 milionë pemë, ose 200 mijë hektarë tokë. Ndërkohë, 84 milionë tonelata CO2 dhe 22 miliardë tonë ujë është kostoja e rritjes së duhanit”, tha Rüdiger Krech, zyrtar i OBSH-së.

Dëmet ndaj shëndetit, pyjeve, bujqësisë dhe oqeaneve bëhen të gjitha bashkë.

“Janë 4.5 trilionë bishta cigaresh që hidhen çdo vit në dete, lumenj dhe oqeane dhe çdo bisht cigareje ndot rreth 100 litra ujë”, u shpreh ai.

Por nuk ka vetëm lajme të këqija. Sipas OBSH-së, rreth 700 milionë nga 1.3 miliardë përdorues të duhanit në botë planifikojnë ta lënë atë, edhe pse shkëputja nga vartësia e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button