OBSH: Lloji i ri i koronavirusit nuk është “jashtë kontrollit”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se lloji i ri i koronavirusit të zbuluar në Britaninë e Madhe, i cili është treguar se përhapet më shpejt se varianti i mëparshëm, “nuk është jashtë kontrollit”.

“Ne kishim shkallën e riprodhimit të virusit R0 më të lartë se 1.5, kështu që ne e vendosëm nën kontroll. Prandaj kjo situatë nuk është jashtë kontrollit në këtë kuptim,” tha zyrtari për çështje emergjence pranë OBSH-së Michael Ryan në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Sipas OBSH-së, një person i infektuar me llojin e ri të koronavirusit infekton mesatarisht 1.5 persona të tjerë, ndërsa ky numër në Britani është 1.1 për variantet e njohura më parë të virusit.

OBSH njoftoi se një lloj i ri që alarmoi Britaninë u gjet gjithashtu në individë në Australi, Islandë, Itali dhe Holandë, si dhe se kishte disa raste në Danimarkë, shkruan agjencia e lajmeve gjermane DPA.

OBSH gjithashtu theksoi se kjo është një fazë normale në evolucionin e pandemisë.

“Ne duhet të gjejmë një ekuilibër. Transparenca është shumë e rëndësishme, është shumë e rëndësishme t’i thuash publikut se si qëndrojnë gjërat, por është gjithashtu e rëndësishme të përcjellësh informacionin se kjo është një fazë normale në evolucionin e virusit,” tha Ryan.

OBSH shton se një vaksinë e zhvilluar për të ndaluar pandeminë covida-19 duhet gjithashtu të mbulojë një lloj të ri, por aktualisht po bëhen kontrolle për të verifikuar saktësinë e këtij pretendimi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button