OBSH: Nuk dëshirojmë kufizime të reja, duhen kompromise dhe sakrifica

Askush nuk dëshiron kufizime të tjera, por nëse duam t’i shmangim ato, ne duhet të bëjmë gjithçka nga ana jonë, theksoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne nuk mund të kemi rimëkëmbjen ekonomike që duam dhe të jetojmë jetët tona si para pandemisë së COVID-19”, shtoi ai.

“Ne mund t’i mbajmë fëmijët tanë në shkollë, mund t’i mbajmë bizneset të hapura, mund të ruajmë jetën dhe jetesën. Por të gjithë duhet të bëjmë kompromise dhe sakrifica”, nënvizoi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Javën e kaluar u regjistrua numri më i lartë i rasteve me COVID-19 të regjistruara deri tani. Shumë vende në hemisferën e veriut po përballen me një rritje shqetësuese të rasteve dhe shtrimeve në spital. Njësitë e kujdesit intensiv po arrijnë kapacitetet e tyre maksimale në disa vende, veçanërisht në Europë dhe Amerikën e Veriut”, shtuan drejtuesit e OBSH-së në një konferencë.

“Nuk ka dyshim se tani Europa është një epiqendër e pandemisë”, theksuan ata.

LEXO EDHE:

Back to top button