Video/ Skandaloze, shfaqet biseda e referit Munuera dhe dhomës “VAR”

Real Madrid mundi Barcelonën 3:1 në fundjavë në ”Camp Nou”, mirëpo gjyqëtari Martinez Munuera ishte në qendër të vëmendjes. Ai tregoi pikën e bardhë sepse mendoi se Lenglet po e tërhiqte Ramos mjaftueshëm për të marrë atë vendim. Mirëpo Munuera e mori vendimin pasi shqyrtoi regjistrimin e “VAR”, ndërsa sot, spanjollët njoftuan se u shfaq audioja e bisedës midis Munueras dhe njerëzve në dhomën “VAR”.

Asistent në dhomën “VAR” ishte Maria Sançez Martinez e cila i tha Munueras që të mos gjykojë një penallti, sepse nuk ka elementë të mjaftueshëm për një vendim të tillë. Por më pas ai vendosi të akordojë një penallti pa dëgjuar kolegët e tij.

Në kohë të njëjtë, një nga ndihmësit në fushë i sugjeroi gjithashtu Muneras që në atë situatë ishte Ramos ai që bëri faull, jo Lenglet, pasi spanjolli e tërhoqi së pari nga fanella mbrojtësin e skuadrës vendase.

LEXO EDHE:

Back to top button