OBSH: Varianti indian i pranishëm në 44 vende

Varianti i zbuluar në Indi, që vazhdon të godasë gjigantin aziatik, është zbuluar në 44 vende, sipas OBSH-së dhe thirrjet për ndihmë për vaksina janë shtuar në botë, sipas presidentit amerikan, Joe Biden.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka zbuluar variantin që qëndron pas rritjes së konsiderueshme të numrit të rasteve me COVID-19 në Indi në të paktën 44 vende të tjera në botë”, theksoi sot ajo.

“Varianti B.1.617, i cili u shfaq për herë të parë në Indi në tetor, është zbuluar në sekuencat e ngarkuara në bazën e të dhënave GISAID nga 44 vende në të gjashtë rajonet e OBSH”, deklaroi organizata duke shtuar se ajo ka marrë njoftime për zbulimin në pesë vende të tjera.

Përveç Indisë, edhe në Britaninë e Madhe është zbuluar një numër më i madh i rasteve të kontaminuara me variantin B.1.617.

LEXO EDHE:

Back to top button