Odegard: Ende titulli është në duart tona

Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, analizoi sfidën e ditës së diel, aty ku “Gunners” humbën edhe një penallti me Saka, teksa shtoi se “Topçinjtë” janë optimistë se do të triumfojnë në sfidën e ardhshme.

“Ndodhën shumë gjëra në ndeshjen ndaj Uest Ham, njësoj siç ndodhi javën e kaluar kundër Liverpullit. Ne u ndalëm dhe nisëm të bënim marrëzira në fushë. E lejuam Uest Hemin të rikthehej në ndeshje dhe të zhvillonte lojën që donte. U dhamë shpresa atyre, gjë që mbetet në ndërgjegjen tonë. Por duhet të shohim përpara. Nuk duhet të harrojmë faktin që jemi ende në krye të kampionatit. Titulli është në duart tona. Duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim dhe mentalitet për të qenë të sigurt se do të fitojmë ndeshjen e ardhshme”, tha Odegaard pas ndeshjes.

 

LEXO EDHE:

Back to top button