Zbehet euforia për ligjin kundër kazinove, ministria e Financave ruan heshtjen

Zbehet euforia për ligjin kundër kazinove, ministria e Financave ruan heshtjen

Gazetar: Ile Petrevski

Për dy javë të tëra, Ministria e Financave nuk iu përgjigj dhjetëra thirrjeve, mesazheve dhe e-maileve lidhur me qëndrimin për propozim Ligjin e Lojërave të Fatit. Për këtë temë, Ministria në fjalë nuk ka dhënë asnjë përgjigje për Alsat. Kjo ministri ka mbajtur qëndrim totalisht injorues ndaj propozimit të zgjidhjes ligjore që vjen pikërisht nga ky institucion. Mbetet e paqartë arsyeja pse askush nuk përgjigjet nëse do të tërhiqen ose do të përpunohen ndryshimet e propozuara në Ligjin e Fatit apo nëse deputetët do të diskutojnë për propozimet që janë dorëzuar rreth 40 ditë më parë. Në ndryshimet e propozuara, përveç zhvendosjes së objekteve 500 metra larg institucioneve arsimore, ka edhe risi në formën e tarifave më të larta për kompanitë e këtij aktiviteti ndaj shtetit.

Propozim – ligji i lojërave të fatit
“Tarifa për dhënien e licencës për automat klubin nga 78 mijë e 750 euro rritet në 100 000 euro. Kjo shumë vlen për tre hapësira afariste dhe vendoset kompensim prej 30 mijë eurosh”.

Nga Asociacioni i lojërave të fatit thonë se nëse synohet mbrojtja e të rinjve nga bastet, propozojnë rritjen e gjobave për të miturit që hyjnë në këto objekte dhe parashikimin e gjobave për prindërit apo kujdestarët e të miturve që gjenden në objektet në fjalë. Të rriten gjobat për bastoret, nëse lejojnë hyrjen në objekt të personave nën 18 vjeç.

“Largimi i objekteve të lojërave të fatit që prezantohet si mbrojtje, promovim ose rregullim të industrisë, synon të mbyll një dege të tërë ligjore. Zgjidhje të tilla janë në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe të BE-së”, thonë nga Lidhja e bastoreve sportive.

Ndryshimet e propozuara në zgjidhjen aktuale ligjore u shfaqën në publik fillimisht si spekulime dy vite më parë, si nismë e një grupi të qytetarëve që janë kundër punës së bastoreve. Tashmë që janë vendosur në dokument serioz shtetëror, autoritetet heshtin dhe nuk tregojnë se çfarë do të ndodhë më pas. Reagimet për miratimin e këtyre ndryshimeve filluan nga ambasadori austriak në Maqedoni, e më pas edhe nga presidenti i Austrisë, i cili pati takim me presidentin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, i cili kërkoi që flamuri evropian të mos keqpërdoret gjatë miratimit të këtyre ndryshimeve. Gjithashtu, Pendarovski kërkoi që këto ndryshime të tërhiqen dhe të dorëzohen të tjera pas mbajtjes së debateve publike me palët e interesuara.

Por Alsat mëson gjithashtu se pas gjithë kësaj qëndron edhe mundësia për hyrjen e një kompanie të re të madhe nga biznesi i lojërave të fatit nga Serbia fqinje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button