Oferta e bujshme dhe zyrtare për Zaniolon nga Premier Liga

Pesë ditë para mbylljes së merkatos dimërore, ja ku vjen oferta e parë e vërtetë zyrtare për Nicolò Zaniolo. Jo nga Milani, i cili ende është në kalamendje dhe nuk do të donte të shkonte përtej 18 milionë eurove, duke përfshirë bonuset.

Oferta e bujshme i ka ardhur nga Premier Liga. Bournemouth (i 18-ti në renditjen aktuale) paraqiti këtë mëngjes një ofertë përfundimtare që ishte, të paktën, e kënaqshme për Romën. Tani topi i kalon Zaniolos, i cili do të duhet të vendosë nëse do ta pranojë.

Klubi anglez paraqiti një ofertë prej 30 milionë eurosh. Jo vetëm kaq, plus 5 milionë bonuse të tjera dhe 10% në rishitjen e ardhshme të lojtarit italian. Një “pjatë e pasur” që romanët do të ishin të gatshëm ta pranonin menjëherë. Tani, Pinto është në pritje të përgjigjes nga Zaniolo, i cili nga ana e vet pret ofertën e Milanit.

Nikolo do të donte të qëndronte në Itali, vështirë se do të pranojë një klub që nuk është në vendet e para të Premier Ligës, pavarësisht një page shumë të mirë. Roma shpreson të jetë në gjendje ta bindë lojtarin të largohet.

LEXO EDHE:

Back to top button