Bosnje-Hercegovina formon qeverinë, 115 ditë pas zgjedhjeve

Bosnje-Hercegovina formon qeverinë, 115 ditë pas zgjedhjeve

Bosnje-Hercegovina formoi qeverinë e re, 115 ditë pas zgjedhjeve të 2 tetorit 2022.

Në një seancë urgjente të Dhomës së Përfaqësuesve të vendit, qeveria u formua pasi Borjana Kristo nga Bashkimi Demokratik Kroat u zgjodh kryetarja e re e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, më 28 dhjetor 2022.
Numri i votave të nevojshme për miratimin e Këshillit të Ministrave ishte 22, ndërsa pro kabinetit të Kristos votuan 23 deputetë dhe kundër 19.

Partia e Veprimit Demokratik, partia më e madhe politike boshnjake e udhëhequr nga Bakir Izetbegoviç nuk është përfshirë në qeverinë e re. Në vitin 2018, Bosnja formoi qeverinë e saj 14 muaj pas zgjedhjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button