Oferta e majme nga Arabia Saudite për Hugo Llorisin
Siç raporton “The Times”, kapiteni 36-vjeçar i Tottenham, Hugo Lloris, tundohet nga një klub i paspecifikuar që është gati të trefishojë pagën që merr nga Tottenham, i cili është i lidhur deri më 30 qershor 2024.
Lloris aktualisht merr 114 mijë euro në javë. Një shenjë e rëndësishme se si Arabia është serioze për të përmirësuar kampionatin vendas, siç mund të shihet edhe nga blerja e Kristiano Ronaldo.
Një lëvizje jo e rastësishme për të shtyrë fort emrat e mëdhenj të transferohen atje, në funksion të Kupës së botës 2030 që Arabia Saudite synon të marrë.