Oferta e parë konkrete për Dembo Darboe

Me mbylljen e gjysmësezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, lajmet për një largim të mundshëm të golashënuesit më të mirë të këtij sezoni nga radhët e FC Shkupit, Darboe Dembo nuk kanë të ndalur.

E vërteta është se Dembo do të largohet nga Shkupi në këtë merkato të dimrit dhe se skaudra nga Çairi do të përfitojë shumë nga shitja e tij, por lokacioni se ku do të përfundojë sulmuesi nga Gambia ende nuk dihet.

Interesim nga menaxher dhe drejtor sportiv të klubeve të ndryshme të Europës gjithnjë e më shumë shtohen, por ofertë konkrete në klubin e Shkupit dhe më e madhja që ka arritur për shërbimet e Dembos është nga Bjellurusia edhe atë nga Shakjtori që është lideri i tabelës në Premier Ligën e Bjellurusisë. Sipas asaj që mëson “Sportmania”, Shakjtori për Dembon ka ofruar plot 600 mijë euro Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button