Oferta tunduese për kapitenin e Lacios nga Arabia Saudite

Çiro Imobile do të largohet këtë verë nga Lacio dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Arabinë Saudite. Ai pati shumë oferta të mira sezonin e shkuar, por i refuzoi për shkak se donte të luante me Lacion në Ligën e Kampionëve si kapiten i “bardhekaltërve”.

Ky sezon nuk po shkon si duhet për të, pasi në 26 ndeshje ai ka shënuar vetëm 6 gola. Sipas “Corriere della Sera”, sulmuesi italian, tashmë në moshën 34-vjeçare, mund të pranojë destinacionin saudit.

LEXO EDHE:

Back to top button