Ofertë fantastike për syper yllin e Napolit nga Franca

Khvicha Kvaratskhelia i ka bërë të gjithë për vete falë talentit që zotëron. Napoli investoi rreth 12 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit gjeorgjian, i cili shumë shpejt është kthyer në një fenomen në Serie A.

Sulmuesi i majtë numëron 11 gola dhe po kaq asiste në kampionatin italian, duke ia lehtësuar skuadrës së Spallettit marshimin drejt titullit kampion. Kvara po bën mirë edhe në Ligën e Kampionëve me dy gola dhe katër asiste.

Napoli do të sfidojë Milanin në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube. Tifozët italiane shpresojnë ta shohin edhe për shumë vite në “Diego Maradona”, por vështirë të ndodhë një gjë e tillë. Ylli gjeorgjian ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha europiane, sidomos të PSZH-së. Shtypi francez shkruan se drejtuesit e kampionëve të Francës po përgatitin një ofertë prej 180 milionë eurosh.

Një shumë e tillë është e vështirë të refuzohet nga presidenti De Laurentiis, pavarësisht dëshirës së madhe për ta mbajtur në skuadër Kvarën.

LEXO EDHE:

Back to top button