Poll Skolls, me propozim konkret për “Djajtë e Kuq” për merkaton

Padyshim kur kujtojmë legjendat e mesfushës angleze, ndër emrat e parë që na vjen në mendje është ish- futbollisti i “Djajve të Kuq”, Pol Skolls.

Dashuria e 48-vjeçarit për “Djajtë e Kuq”, duket se nuk do të shterojë kurrë dhe ditën e djeshme, ish-arkitekti i mesfushës dha një koment mbi merkaton e verës të Junajtedit , ku nuk mungoi as një sygjerim nga ana e veteranit për bordin e “Djajve”.

“Unë mendoj se Osimhen është një lojtar i madh, por ai do të ishte më shumë i përshtatshëm për Çellsin. Lautaro Martinez do të ishte ideali për stilin e lojës së Ten Hag tek Junajtedi. Nuk kam parë shumë ndeshje të Osimhen, por më ngjason me Drogba”, deklaroi Skolls, duke iu referuar legjendës të Bregut të Fildishtë. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button