Ofertë joshëse nga Nitra në adresë të FC Shkupit

FC Shkupi sot prezantoi Kristian Trapanovskin si prurje të parë në merkaton e dimrit, ndërsa një temë kryesore te skuadra e Çairit mbetet Dembo Darboe, që ka një ofertë joshëse nga Bjellorusia. Mirëpo në adresë të FC Shkupit sot ka arritur një ofertë tjetër për huazim.
Bëhet fjalë për skuadrën sllovake të Nitrës, e cila ka kërkuar Ardit Iljazin në formë të huazimit për 6 muaj. Mbrojtësi 20 vjeçar ka tërhequr vëmendjen e ekipeve evropiane me paraqiten e tij për skuadrën nga Çairi, ndërsa sipas burimeve brenda klubit, shuma e ofruar është mjaft e majme për drejtuesit e klubit.