Ohër, një mjeke ka kryer abort dhe ia ka përshkruar atë një paciente tjetër

Ohër, një mjeke ka kryer abort dhe ia ka përshkruar atë një paciente tjetër

Një mjeke nga Spitali i Përgjithshëm i Ohrit ka kryer abort te një paciente, ndërsa rastin e ka regjistruar te një paciente tjetër që nuk ka qenë fare shtatzënë. Nga spitali thonë se ndaj këtij rasti veprojnë me kujdes pasi pritet epilog nga policia dhe prokuroria.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Ohrit ka parashtruar kallëzim penal kundër O.F. (60 vjeç) nga Ohri për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “falsifikim ose shkatërrim i dokumentacioneve ”. Ajo, me datë 15.12.2022, në cilësinë e mjekes në një repart në spitalin e përgjithshëm në Ohër, ka kryer ndërhyrje mjekësore ndaj një personi, pas çka ndërhyrjen e ka regjistruar me të dhënat personale të një personi tjetër, dhe më pas duke falsifikuar nënshkrimin e drejtuesit të repartit e ka vërtetuar ndërhyrjen”, njoftojnë nga SPB- OHËR.

Megjithëse incidenti ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, hetimi është ende në vazhdim sepse gruaja nuk është e kapshme.

“Padia penale është pranuar dhe është formuar lëndë në Prokurorinë Themelore Publike të Ohrit, e cila vepron dhe merr masa për të hetuar ngjarjen”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ndërkohë, mjekja 60-vjeçe shkon në punë. Ajo edhe më parë ishte pezulluar nga puna për një rast tjetër. Kundër saj është zhvilluar edhe proces gjyqësor, të cilin ajo e ka fituar, prandaj spitali i ka paguar dëmshpërblimin prej 1 milion denarë dhe sërish e kanë kthyer në punë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button