Ohër-Strugë, hotelierët të pakënaqur me vauçerët për mbështetje të turizmit

Numri prej 1,250 kuponëve të turizmit, që shteti planifikon ta shpërndajë këtë verë për familjet me të ardhura të ulëta, deri në një total prej 30,000 denarëve në muaj është pak, dhe nuk do të ndihmojë sektorin e turizmit, thonë hotelierët në Ohër dhe Strugë. Këto janë kuponë për programin e rregullt vjetor, që nuk kanë asnjë lidhje me masën e vitit të kaluar, kur qeveria shpërndau rreth 100 mijë kuponë për turizmin, por këtë vit nuk do të ketë kuponë.
https://www.youtube.com/watch?v=e0JBhD5f_5s&feature=youtu.be
1,200 kuponë për kë më parë?! Kemi 150 hotele në bregun e liqenit të Ohrit. Pra, 1,200 persona nuk bëjnë ndonjë ndryshim pas kësaj pandemie. Në vend që të rriten masat, ato po ndërpriten”, tha Musa Rashid, pronar hoteli.
Nga Shoqata e Hoteleve apelojnë Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë ta rishikojnë këtë vendim, dhe të sigurojnë më shumë kuponë.
Nuk e di kujt së pari do t’i ndaheshin ato 1250 kupona, cilës kategori? Nuk do të jetë shpërndarje e drejtë, do të ketë grindje. Nëse i shndërrojmë këto në para, janë diku 250,000 euro, dhe 250,000 euro për një sezon të tërë turistik janë asgjë”, deklaroi Kërste Blazheski-kryetar i HOTAM.
Më shumë kuponë është mënyra e vetme që të shpëtohet sezoni turistik, nëse dihet se Greqia tashmë është hapur, si dhe vazhdimisht opsion janë edhe aranzhimet në Shqipëri dhe Mal të Zi.
E kuptoj shkurtimin 20-30%, por një shkurtim të tillë?! Këtë vit duhet të jetë së paku 60,000 dhe jo nga 100 euro, por nga 200 euro”, theksoi Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM.
Vlera e kuponëve që Ministria e Ekonomisë planifikon të shpërndajë do të jetë 12,000 denarë.
Miki Trajkovski