" "
Një DJ 96 vjeçar në Hong Kong mbajti emisionin e tij të fundit në radio pas më shumë se 7 dekadash transmetim të drejtpërdrejtë. Ray Cordeiro falënderoi dëgjuesit e tij duke i dhënë fund emisionit “All The Way With Ray”. “Ja pra kaq ishte. Ju falënderoj të gjithëve që më keni ndjekur përgjatë gjithë kësaj kohe”, tha DJ, i njohur me emrin e artit Xhaxha Ray. Në vitin 2000, ai u listua në librin e rekordeve Guinnes si DJ me jetëgjatë në botë.
(Foto: BBC)








