OJQ: Të rinjtë në vendin tonë janë të vetëdijshëm për ruajtjen e mjedisit, por duhet të punohet më shumë

OJQ: Të rinjtë në vendin tonë janë të vetëdijshëm për ruajtjen e mjedisit, por duhet të punohet më shumë

Gazetare: Ilmie Zhaku

Në emisionin Ditë e Re në Alsat me moderatoret Era Gjakova dhe Valdeta Ismaili, ka qenë e ftuar Arta Qerimi nga organizata joqeveritare Go Gren. Kjo organizatë merret me edukimin e mjedisit jetësor, duke organizuar punëtori të ndryshme me të rinjtë për të rritur ndërgjegjjen e rëndësisë së ruajtjes së mjedisit ku jetojmë. Në Ditë e Re, Qerimi ka qenë e ftuar për të biseduar rreth rolit të të rinjve në përmirësimin e politikave për mbrojtjen jetësor. Ajo tha se në vendin tonë ka shumë probleme ekologjike që duhet të zgjidhen, por shtoi se të rinjtë janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh, megjithatë duhet të ketë edukim më të gjerë.

“Gjithçka që shohim janë mbeturinat dhe papastërtitë që shohim rrugëve. Të rinjtë i kanë kërkesat shumë të thjeshta dhe të vogla. Ne skemi infrastrukturë të mirë rrugore për biçikleta jo parkingje mjaftueshëm për biçikleta, papastërtia shumë e lartë, sepse ne jemi më shumë që bëjmë papastërti, ndërsa ata që pastrojnë janë më pak, ne hudhim mbeturina dhe nuk kemi kulturë ti selektojmë mbeturinat. Këto ndikojnë tek shëndeti ynë e që janë shkak i shumë sëmundjeve të ndryshme. Ne bëjmë shumë workshope me fëmijët, i kam pyetur se si ndikojnë plastikat në shëndetin tonë, mendova se nuk do ta dijnë por thanë që nëse hudhet mbeturina në tokë, ajo tokë punohet dhe ne i hamë produktet që vijnë nga ajo tokë. Kjo është gjë e mirë sepse fëmijët janë të vetëdijshëm për atë që ndodh.” – tha Arta Qerimi në Ditë e Re.

Qerimi shtoi se në vendin tonë mungojnë edhe teknologji të ndryshme për pastrimin e ajrit apo mjedisit, kemi mungesë të punëtorëve të cilët punojnë në këto drejtime. Theksoi se ka probleme më të thella, sepse vendi jonë ende nuk ka arrit në nivelin që të ketë mundësi të vendosë panele diellore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button