OJQ-të: Të kushtëzohen subvencionet për firmat e huaja

Modeli i thithjes së investimeve të huaja me ofrimin e fuqisë së lirë punëtore dhe lirimi nga pagesa e tatimeve në afat të gjatë nuk jep rezultate pozitive. Organizatat joqeveritare vlerësojnë se nëse Qeveria mendon të vazhdojë të ofrojë subvencione për biznesmenët e huaj, atëherë prej tyre duhet të kërkojë disa kushte, si shtimin e prodhimtarisë dhe prodhime me cilësi më të lartë.

Është e qartë se modeli i rritjes ekonomike, i cili bazohet në arbitrazhin e kostos së fuqisë së punës dhe arbitrazhin në normat e tatimit mbi të ardhurat, nuk siguron rritje gjithëpërfshirëse inkluzive që krijon vlerë të shtuar të konsiderueshme dhe rritje të përshpejtuar të standardeve të jetesës”.

Qëndrimi i shtetit është se bien dakord që mënyra e tërheqjes së investimeve të huaja duhet të ndryshojë prej në rrënjë. Maqedonia e Veriut nuk duhet të njihet më si vend ku ka fuqi punëtore të lirë, por pagat duhet të jenë së paku me mesataren shtetërore. Kjo do të ndodh vetëm nëse bëhet marrëveshje me investitorë cilësorë që prodhojnë produkte me vlerë të shtuar.

Një nga mënyrat për ta ndaluar ose të paktën ta ngadalësojë shpërnguljen do të jetë sjellja e të njëjtave kushte që ata i kanë në të njëjtat fabrika në Evropën Perëndimore. Ndoshta jo i njëjti nivel i pagave, por edhe niveli i çmimeve është i ndryshëm dhe më i lartë atje, por të kemi diçka për të krahasuar. Për momentin këtë nuk e kemi.”

Opozita është e mendimit se investimet e huaja nuk e shohin më vendin si destinacion në të cilin do të investojnë kapitalin e tyre.

 Mendoj se ka mungesë të një strategjie. Braktisja e një strategjie të mëparshme, të qeverisë së mëparshme tregoi të ishte mjaft e suksesshme. Dhe kjo është një nga arsyet pse rezultatet janë të dobëta tani. “

Sipas të dhënave zyrtare, ka 34 investime të huaja në zonat e lira ekonomike, njëra prej të cilave është e brendshme. Të dhënat tregojnë se 12 prej tyre kanë nënshkruar një marrëveshje investimi në tre vitet e fundit. Eksportet e këtyre kompanive në shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar u rritën me 17 për qind, dhe importet u rritën me 2 për qind.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button