OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, Amerika ‘e përmbajtur’

OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, Amerika 'e përmbajtur'

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që kërkon një “armëpushim të menjëhershëm” midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe lirimin e pakushtëzuar të pengjeve.

Për herë të parë që nga lufta gjashtëmujore në Rripin e Gazës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së po bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Ramazanit, i cili zgjat edhe dy javë të tjera.

14 vende votuan “pro” rezolutën, dhe vetëm Shtetet e Bashkuara “abstenuan”.

Rezoluta u dorëzua nga dhjetë vende anëtare jo të përhershme të BB, duke përfshirë Algjerinë, Guajanën, Maltën, Mozambikun, Sierra Leonen, Slloveninë dhe Zvicrën.

Në përpjekjet e mëparshme, vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë vënë veton ndaj rezolutave të mëparshme të armëpushimit të Gazës.

SHBA deri më tani ka vënë veton për tre projekt-rezoluta dhe Rusia dhe Kina e kanë bllokuar dy herë propozimin e SHBA.

Rezoluta thekson gjithashtu nevojën urgjente për të rritur ndihmën humanitare dhe për të intensifikuar mbrojtjen e civilëve në të gjithë enklavën palestineze.

LEXO EDHE:

Back to top button