OKB, e shqetësuar për emigrantët e zhveshur

OKB, e shqetësuar për emigrantët e zhveshur

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, ka thënë se është “shumë e shqetësuar” pas identifikimit të gati 100 burrave të zhveshur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë. Të dyja shtetet kanë fajësuar njëra-tjetrën për gjendjen e rëndë të 92 emigrantëve. Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka bërë thirrje për hetime. Zyrtarët policorë grekë kanë thënë se hetimet e tyre, dhe ato të zyrtarëve të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Kufijtë, Frontex, kanë gjetur të dhëna se emigrantët kanë kaluar lumin Evros, në territorin grek, nga Turqia, me disa gomone. Ende nuk dihet si dhe pse burrat kanë mbetur të zhveshur. Frontex ka thënë se burrat kanë qenë kryesisht nga Afganistani dhe Siria. Athina ka thënë se së shpejti do të vendosë tela gjemborë në një territor prej 40 kilometrash, në kufi me Turqinë, për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në shtet./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button