OKB: Furnizimi me ushqime në Gaza është përmirësuar, por jo mjaftueshëm për të parandaluar urinë

OKB: Furnizimi me ushqime në Gaza është përmirësuar, por jo mjaftueshëm për të parandaluar urinë

Shpërndarja e ushqimeve dhe furnizimeve të tjera humanitare në Gaza u përmirësua në prill, por nuk është aspak e mjaftueshme për të parandaluar urinëë, tha kreu i agjencisë së OKB-së  për refugjatët palestinezë.

“Është e vërtetë që ka më shumë furnizime që vijnë gjatë muajit prill, por kjo është ende larg nga e mjaftueshme për të ndryshuar trendin negativ,” tha shefi i UNRËA, Philippe Lazzarini në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Ai tha se vetëm disa vende vazhdojnë të bllokojnë fondet e tyre për UNRWA-n pas akuzave të Izraelit se anëtarët e stafit të UNRËA-s morën pjesë në sulmet e 7 tetorit nga Hamasi.

Agjencia gjithashtu ka mbledhur 115 milionë dollarë në kapital privat, sipas Lazzarini.

LEXO EDHE:

Back to top button