fbpx

OKB: Hetim të thellë nga Moska për helmimin e Navalnyt


Komisionerja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet kërkoi sot një hetim të thellë, transparent, të pavarur dhe të paanshëm nga autoritetet ruse mbi krimin shumë të rëndë të kryer kundër opozitarit, Alexei Navalny, i dalë nga koma, pasi u helmua në Rusi.

Bachelet, e cituar në një komunikatë, theksoi se mohimi i nevojës për një hetim të thellë, të pavaruar dhe transparent mbi këtë tentativë vrasjeje nuk përbën përgjigje adeakuate.

Komisionerja e Lartë theksoi se agjentët neurotoksikë dhe izotop radioaktivë, të tillë si Novichok , të cilët specialistët gjermanë pretendojnë se janë përdorur për të helmuar Navalnyn dhe Polonium-210 janë substanca të sofistikuara që janë jashtëzakonisht të vështira për t’u marrë.

”Kjo ngre shumë pyetje”, theksoi ajo.

“Pse të përdoren substanca si këto? Kush i përdor ato? Si i morën ato?”, shtoi ajo.

Navalny, 44 vjeç, po trajtohet në Berlin dhe vendet e tjera perëndimore akuzojnë autoritetet ruse për helmimin e tij.

Novichok është një agjent nervor i krijuar në kohën sovjetike për përdorim ushtarak.

Nga ana e saj, autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje.

Moska ka denoncuar përpjekjet “absurde” për të akuzuar Rusinë.

“Çdo përpjekje për të lidhur Rusinë në çfarëdo mënyre me atë që ka ndodhur është e papranueshme për ne”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

LEXO EDHE:

Back to top button