OKB: Njerëzit po vdesin urie në Mariupol

OKB: Njerëzit po vdesin urie në Mariupol

Sipas një raporti të fundit, OKB ka paralajmëruar se njerëzit po “vdesin urie” në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i cili ka qenë nën bombardimet ruse për javë të tëra.

Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB, David Beasley tha që ka frikë se kriza humanitare e vendit do të përkeqësohet në javët e ardhshme pasi Rusia kërkon të intensifikojë sulmet e saj në lindje.

“Lufta që filloi në Shkurt po shkatërron njerëzit në Ukrainë”, tha Beasley, duke shtuar se është një problem i madh mungesa e aksesit me të cilin po përballen organizatat humanitare në përpjekjet për të arritur ata në nevojë.

Natyra e konfliktit, që ka parë zhvendosjen e luftimeve nga zonat përreth kryeqytetit dhe drejt Ukrainës lindore, e ka bërë veçanërisht të vështirë të arrihet tek ukrainasit e bllokuar.

Mariupol në jug të vendit është përballur me bombardime të pamëshirshme që nga shpërthimi i konfliktit në Shkurt, me mijëra njerëz që luftojnë për të pasur ushqim dhe ujë.

LEXO EDHE:

Back to top button