OKB: Operacionet ushtarake në Rafah mund të çojnë në një “masakër”
OKB: Operacionet ushtarake në Rafah mund të çojnë në një “masakër”

“Operacionet ushtarake në Rafah mund të çojnë në “një masakër” dhe t’i lënë përpjekjet humanitare në Gaza “në derën e vdekjes”. Është ky paralajmërimi i shefit të ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Martin Grifiths. Komentet e tij shtojnë kundërshtimin ndërkombëtar në rritje ndaj ofensivës së mundshme tokësore të Izraelit në Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë të zhvendosur vlerësohet të jenë të grumbulluar në strehimore të improvizuara. “Ata, si e gjithë popullsia e Gazës, janë viktima të një sulmi që është i pashembullt në intensitetin, brutalitetin dhe shtrirjen e tij,” deklaroi Grifiths për të zhvendosurit. Ai i kërkoi Izraelit të dëgjojë paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar kundër “pasojave të rrezikshme” të një ofensive tokësore. “Historia nuk do të jetë e mirë” nëse ato thirrje injorohen, tha ai. /Alsat.mk