OKB paralajmëron për pasoja nga rritja e nivelit global të deteve

OKB paralajmëron për pasoja nga rritja e nivelit global të deteve

Shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të martën se nivelet globale të deteve janë rritur me shpejtësi që nga viti 1900, dhe rritja e këtij niveli vë në rrezik vende si Banglladeshi, Kina, India dhe Holanda dhe rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë gati 900 milionë njerëz që jetojnë në zonat e ulëta bregdetare.

Në një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit mbi kërcënimin ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nga rritja e nivelit global të detit, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres deklaroi se nivelet e detit do të rriten ndjeshëm edhe nëse ngrohja globale kufizohet “mrekullisht” në 1.5 gradë Celsius, një qëllimi që cilësohet si i pakapshëm ndërkombëtarisht.

Ai paralajmëroi se Toka është në një pikë që vlerësohet si “një dënim me vdekje” për vendet që preken nga kjo rritje, duke përfshirë shumë kombe të vogla ishullore.

Përveç vendeve të kërcënuara, Guterres tha se “mega-qytetet në çdo kontinent do të përballen me efekte serioze, duke përfshirë Kajron, Lagosin, Bangkokun, Mumbain, Shangain, Kopenhagën, Londrën, Los Anxhelesin, Nju Jorkun, Buenos Airesin dhe Santiagon”.

Shefi i OKB-së theksoi lëvizje në ngrohjen globale llogaritet, pasi rritja e nivelit të detit mund të dyfishohet nëse temperaturat rriten me 2 gradë Celsius.

Organizata Botërore Meteorologjike publikoi të martën të dhëna që përshkruan rrezik të madh nga rritja e nivelit të deteve, tha Guterres.

“Niveli mesatar global i deteve është rritur më shpejt që nga viti 1900 se në çdo shekull të mëparshëm në 3,000 vitet e fundit,” tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button