Oklahoma dominon renditjen në NBA, fitore jashtë fushe për Dallasi e Feniksin

Kampionët e Oklahoma-s vazhdojnë të dominojnë në NBA, duke fituar 136-104 ndaj Klivlendit jashtë fushe. Shai me 30 pikë e Holmgren me 28 pikë u dalluan për miqtë. Jashtë fushe fiton edhe Miluoki, që në sekondat e fundit mundi 112-110 Atlanta, me Antetokounmpo që realizoi 21 pikë e 17 kërcime.

Fitore në “frymën e fundit” korri edhe Detroit, që mundi 104-103 Bostonin, dy skuadra rivale për titull në Lindje. Harris realizoi 25 pikë e Pistons, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Braun për miqtë.

Dallasi, falë 26 pikëve të Maks Kristit, mundi 114-97 Nju Jorkun. Pa probleme fiton Golden Stejt, që falë 66 pikëve të ardhura nga lojtarët e stolit mundi 135-112 Majamin.

San Antonio bën detyrën ndaj Juta Xhazzit, duke fituar 123-110, sfidë ku u dallua Uembanjama me 33 pikë e 10 kërcime. Ekipi i Feniksit mundi 126-117 Bruklinin, me Bruksin që realizoi 27 pikë.

 

NBA-Rezultatet

Atlanta – Milluoki, 110-112

Klivlend – Oklahoma, 104-136

Uashingtoni – Klipers, 106-110

Nju Jork – Dallas, 97-114

San Antonio – Juta Xhaz, 123-110

Filadelfia – Indiana, 113-104

Bruklin – Feniks, 117-126

Detroiti – Bostoni, 104-103

Golden Stejt – Majami, 135-112

LEXO EDHE:

Back to top button