Oklahoma sërish mund Lejkersat, Bostoni afrohet Klivlendit në Lindje

Klivlendi u mund 117-101 nga Atlanta, por arrin të mbrojë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. 50 piket e ardhura nga lojtarët stolit ishin vendimtare në suksesin e Atlanta.
Boston i afrohet kreut të renditjes pas fitores 138-129 në fushën e Çilkago. Tatum me 35 pikë e 14 rebound ishte më i miri në fushë per Seltiks, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Vuçeviçit.
Në Perëndim, në krye të rendijes qëndron Oklahoma, që sot mundi 101-93 Lejkersin jashtë fushe. Mjaftoi Aleksander Shai, autor i 31 pikëve, për të mundur Lakers, ku mungoi lojtari lider. Fiton edhe Miami, 121-111 ndaj Toronto, ndeshje ku diferencën e bëri Batler me 26 pikë. Ndërsa Minesota fitoi në sekondat e fundit 93-92 ndaj LA Klipers, me Eduards që realizoi 21 pikë.
NBA-Rezultatet
Atlanta – Klivlend, 117-101
Bruklin – Orlando, 100-123
Minesota – LA Klipers, 93-92
Çikago – Boston, 129-138
Indiana – Detroit, 106-130
Majami – Toronto, 121-111
LA Lejkers – Oklahoma, 93-101
Portland – Sakramento, 115-106