Oklahoma Siti shkëlqen me Shai, fitojnë Golden Stejt e Bostoni

Tjetër fitore në kampionat për Klivelendin, skuadra që udhëheq renditjen e NBA këtë sezon. “Kavaliers” fituan 129-123 ndaj Memfisit në fund të një ndeshje të ekuilibruar. Donovan Mitçell me 33 pikë dhe Evan Mobli me 25 pikë e 13 kërcime u dalluan për Klivlendin.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe skuadra e Oklahomës, që udhëheq në Perëndim. Ata fituan 130-123 në fushën e Minesota, ku sërish protagonist ishte Aleksander Shai, me 37 pikë. Fiton Toronto, 127-109 ndaj Feniksit, ndeshje ku Barett, Kuklej e Bouçer realizuan nga 23 pikë secili për kanadezët.
Fitore edhe për Golden Stejt, që falë 30 pikëve të Kerrit mundi 126-106 Dallasin. Nuk zhgënjen skuadra kampione e Bostonit, që triumfoi 118-105 ndaj Nju Jorkut, takim ku dyshja Tatum-Braun realizuan 49 pikë së bashku. Skuadra e Milluokit, falë 28 pikëve të Lillard e 23 të Antetokounmpo, mundi 120-113 Majamin.
NBA-Rezultatet
Boston – Nju Jork, 118-105
Golden Stejt – Dallasi, 126-102
Indiana – Klipers, 129-111
Atlanta – Detroit, 143-148
Milluoki – Majami, 120-113
Orlando – Uashington, 110-90
Toronto – Feniksi, 127-109
Klivlendi – Memfisi, 129-123
Nju Orlins – San Antonio, 114-96
Minesota – Oklahoma, 123-130