Oklahoma triumfon ndaj Dallasit, Lejkersat dalin nga kriza

Skuadra kampione e Oklahoma-s fitoi 100-87 në fushën e Dallasit, duke ruajtur kreun e renditjes në NBA. Shai me 30 pikë, i rikthyer nga dëmtimi, ishte më i miri në fushë. Pas 12 fitoresh radhazi ndaj San Antonio, që u mund 114-89 nga Nju Jorku (dyshja Brixhis-Brunson realizoi 49 pikë).

Lejkersi duket sikur kanë lënë pas krizën, duke mundur 128-104 Sakramenton dhe korri fitoren e dytë radhazi. Donçiç me 28 pikë e LeBron me 24 u dalluan për kalifornianët. Fitojnë edhe LA Klipers, që mundi 137-117 Nju Orlinsin, sfidë ku Kavhi Leonard realizoi 23 pikë për vendasit.

Fitore të rëndësishme për një vend në “Play-In” korri Çikago, që mundi 120-97 Milluoki (Sekston me 22 pikë më i miri). Zhgënjen Denveri, që u mund 117-108 nga Minesota (Eduards 21 pikë), ndërsa Bostoni triumfoi 114-98 ndaj Filadelfia-s (Braun e Kueta nga 27 pikë secili).

 

NBA-Rezultatet

Nju Jorku – San Antonio, 114-89

Bruklin – Klivlendi, 102-106

Çikago – Milluoki, 120-97

Denveri – Minesota, 108-117

Indiana – Memfisi, 106-125

Atlanta – Portlandi, 135-101

Orlando – Detroiti, 92-106

Bostoni – Filadelfia, 114-98

Dallasi – Oklahoma, 87-100

LA Klipers – Nju Orlins, 137-117

Lakers – Sacramento, 128-104

LEXO EDHE:

Back to top button