Oklahoma vijon dominimin në NBA, Bostoni mund Lejkersat

Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 121-113 ndaj Klivlendit, duke korrur suksesin e 44-t sezonal. 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë (Izaiah Xho me 22 pikë më i miri). Fitore të rëndësishme korri edhe Golden Stejt, që falë një loje të mirë kolektive mundi 128-117 Denver.

Zhgënjen ekipi i Lejkersit, që në fushën e tij u mund 111-89 nga Boston. Braun me 32 pikë e Priçard me 30 pikë u dalluan për Seltiks. Jashtë fushe triumfon edhe Dallasi, që mundi 134-130 Indianënn (Midëllton 25 pikë), ndërsa Toronto triumfoi 122-94 ndaj Milluokit (Kuiklej 32 pikë).

Një ndeshje të dobët zhvillon skuadra e Feniksit, që u mund 92-77 nga Portlandi, takim ku Grant e Klingan realizuan nga 23 pikë secili për miqtë. Nju Jorku mbetet forca e dytë në Konferencën e Lindjes, duke mundur 105-89 Çikagon jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Tauns me 28 pikë.

NBA-Rezultatet

Oklahoma – Klivlendi, 121-113

Atlanta – Bruklini, 115-104

Milluoki – Toronto, 94-122

Golden Stejt – Denver, 128-117

Indiana – Dallas, 130-134

Uashington – Sharloti, 112-129

Lejkers – Boston, 89-111

Minesota – Filadelfia, 108-135

Çikago – Nju Jork, 89-105

Feniks – Portland, 77-92

LA Klipers – Orlando, 109-111

LEXO EDHE:

Back to top button