Futbollisti shqiptar dhuron spektakël, 2 gola dhe një asist

Skuadra e Elfsborgut triumfoi me rezultatin 4 me 0 ndaj Helsingborgut, në ndeshjen e Kupës së Suedisë.

Dy gola për ekipin vendas i shënoi futbollisti shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli. Përveç dy golave, 30-vjeçari bëri edhe një asist për bashkëlojtarin e tij, duke filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zeneli është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Elfsborgut, teksa u ribashkua me suedezët në marsin e vitit 2024 nga Adana Demirspor.

LEXO EDHE:

Back to top button