Përfunduan Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia më e sukesshme
Me finalen e hokejit mbi akull, kanë përfunduar garat e Lojërave Olimpike Dimërore 2026, që nisën më 6 shkurt dhe u zhvilluan në Milano dhe Kortina d’Ampezzo.
Me plot 18 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, Norvegjia është vendi më i suksesshëm i “Milano Kortina 2026”. Ky është rekordi i katërt rresht për Norvegjinë, ndërsa me 18 të arta ata vendosën edhe një rekord të ri olimpik, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 16 medaljesh të arta katër vjet më parë. SHBA-ja renditet e dyta me 12 të arta, 12 të argjendta dhe 9 të bronzta, gjithsej 33 medalje.
Në disiplinat e skijimit alpin, zviceranët dominuan me 4 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta. Italia dhe SHBA-ja pasuan me nga dy të arta secila, ndërsa Austria dhe Brazili fituan nga një medalje të artë.

Garat panë pjesëmarrjen e 2,871 sportistëve nga 92 vende të ndryshme.
Kosova u përfaqësua nga Kiana Kryeziu, e cila mori pjesë në tri disiplina të skijimit alpin, dhe Drin Kokaj në një garë. Megjithatë, asnjë rezultat nuk ishte i suksesshëm dhe të dy sportistët dolën nga shtegu.
Shqipëria ishte përfaqësuar nga katër skitarë. Shpresa kryesore për medalje ishte Lara Kolturi, por vendi i 10-të në sllallom ishte rezultati më i mirë që arriti.
Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të zhvillohen në vitin 2030 në Alpet Franceze, ku sportistët do të kërkojnë të tejkalojnë rekordet e Milano Kortina 2026.







