SHBA mund Kandanë dhe merr medaljen e artë pas 46 vite pritjesh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkruar histori në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultat 2-1 pas kohës shtesë dhe duke fituar medaljen e artë në hokej për meshkuj – për herë të parë që nga viti 1980. Heroi i mbrëmjes ishte Xhek Haxhis, i cili realizoi golin vendimtar në vazhdime, duke vulosur triumfin amerikan në një finale dramatike.

The United States celebrates after a sudden-death overtime goal against Canada during the men’s ice hockey gold medal game at the 2026 Winter Olympics, in Milan, Italy, Sunday, Feb. 22, 2026. (AP Photo/Luca Bruno)

Portieri amerikan Konor Hellebujk ishte figura kyçe e finales, duke regjistruar plot 41 pritje. Matju Boldi realizoi një gol spektakolar pasi depërtoi mes dy mbrojtësve për avantazhin 1-0. Kanadaja reagoi fuqishëm dhe barazoi me një goditje të Kejl  Meker më pak se dy minuta para fundit të kohës së rregullt, duke e çuar finalen në vazhdime. Në kohën shtesë,Haxhis përfitoi nga një hapësirë në zonën sulmuese dhe realizoi golin e artë për 2-1.

Ky sukses ka një domethënie të veçantë, pasi hera e fundit që SHBA-të fituan medaljen e artë në hokej për meshkuj ishte në vitin 1980 në Lejk Plejsid – në atë që njihet si “Mrekullia mbi Akull”.

United States’ goalie Connor Hellebuyck celebrates after the United States beat Canada in overtime in the men’s gold medal hockey game at the 2026 Winter Olympics, in Milan, Italy, Sunday, Feb. 22, 2026. (AP Photo/David J. Phillip)

Për më tepër, SHBA-të dominuan hokejin në këto Lojëra Olimpike, pasi edhe ekipi i femrave fitoi medaljen e artë – po ashtu kundër Kanadasë – duke kompletuar një arritje historike për sportin amerikan.

LEXO EDHE:

Back to top button