Oligarku rus akuzon SHBA-në për vjedhje të aseteve

Oligarku rus akuzon SHBA-në për vjedhje të aseteve

Konstantin Malofeyev, një oligark rus i cili është sanksionuar nga SHBA, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të vjedhin 5.4 milionë dollarë të aseteve të tij dhe tha se do të ngrejë një padi në Rusi, ku të drejtat e tij mbrohen.

Prokurorët amerikanë mund sekuestrojnë 5.4 milion dollarë që i përkasin Malofeev, bazuar në vendimin e një gjyqtari të Nju Jorkut javën e kaluar që hap rrugën për fondet që do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.

Ky ishte vendimi i parë për të sekuestruar asetet e një oligarku rus që kur Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së marsin e kaluar nisi një task forcë speciale që synonte të shtrëngonte aleatët financiarë të presidentit rus Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës.

Malofeev tha se padia e tij në një gjykatë amerikane duhet të titullohet “Malofeev kundër SHBA”.

“Por një padi e tillë është e pamundur të ngrihet atje pasi nuk ka drejtësi në SHBA ,” shkroi ai në një postim në aplikacionin Telegram, duke shtuar se “asnjë nga investitorët e grabitur nuk mund të mbrojë të drejtat e tyre atje”.

LEXO EDHE:

Back to top button