Olimpiakos mbetet lider, ditë e mirë për ekipet spanjolle

Janë luajtur në mesjavë takimet e raundit të 21-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. skuadra greke e Olimpiakosit vijon të udhëheq renditjen me 15 fitore, duke mposhtur 102-101 Baskonia Gasteiz jashtë fushe.

Fiton një pozicion skuadra turke e Fenerbahçes, që fitoi 96-91 në Beograd ndaj Crvena Zvezda, ndërsa në vendin e tretë ndodhen Monaco dhe kampionët në fuqi të Panathinaikos, që u mundën në ndeshjet e kësaj jave.

Ditë e mirë për ekipet spanjolle, ku Real Madrid fitoi 116-113 ndaj Makabit, ndërsa Barcelona mposhti Panatinaikos 82-73. Rikthehet te fitorj Parisa Basketball, që mundi 88-84 turqit e Anadolu Efes.

Euroleague-Raundi i 21-të

Villeurbanne – Partizan Beograd, 62-93

Paris Basketball – Anadolu Efes, 88-84

Armani Milano – Alba Berlin, 100-68

Baskonia Gasteiz – Olympiacos, 101-102

Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 116-113

Zalgiris Kaunas – Virtus Bologna, 77-68

Crvena Zvezda – Fenerbahce, 91-96

Bayern Munich – Monaco, 95-94

Barcelona – Panathinaikos, 82-73

LEXO EDHE:

Back to top button