Olmpiakos dhe Reali ndajnë kreun, luftë e madhe për “Play Off”

Ndeshjet e raundit të 22-të të Euroleagës kanë konfirmuar dominimin e spanjollëve të Real Madrid e grekëve të Olympiakosit, që ndajnë kreun e turneut më të rëndësishëm të basketbollit në Europë. Të dyja këto skuadra fituan në ndeshjet e fundit. Real Madrid mposhti 83-68 Panatinaikosin në fushën e tij, ndërsa Olimpiakosi mundi 93-73 Fenerbahçen, ndeshje e luajtur në Turqi. Nuk zhgënjen as skuadra e Barcelonës, që triumfoi 83-78 ndaj Makabi Tel Aviv, ndërsa francezët e Monakos mundën 102-84 Alba Berlin.

Beteja për një vend në “play off”, ku shkojnë tetë skuadrat e para, është mjaft e fortë.

Jashtë kësaj zone ndodhet ekipi i Anadolu Efes, kampion në fuqi, që fitoi 80-70 ndaj Zhalgiris Kaunas. Fiton edhe Valencia, që mundi 84-72 Bajern Munihun, ndërsa Virtus Bolonja fitoi 84-72 ndaj Crvena Zvezdës.

 

Euroleague – Raundi i 22-të

 

Fenerbahçe – Olimpiakos, 73-93

Armani Milano – Baskonia Gasteiz, 89-83

Valencia Basket – Bajern Munih, 82-73

Partizan Beograd – Villeurban, 92-71

Barcelona – Makabi Tel Aviv, 83-78

Virtus Bolonja – Crvena Zvezda, 84-72

Anadolu Efes – Zhalgiris Kaunas, 80-70

Alba Berlin – Monako, 84-102

Real Madrid – Panatinaikos, 83-68

LEXO EDHE:

Back to top button