Omicron fundos bursat

Frika nga varianti Omicron rikthehet me forcë duke fundosur bursat aziatike si edhe duke cënuar perspektivën në bursat evropiane dhe në atë të Wall Street-it.

Bursa e Tokios u mbyll me minus 1,6% dhe Seuli me minus 2,4%, ndërkohë që bursa e Hong Kongut, ende e hapur, ka rënë deri tani me 1,9%.

Bursat e Shangait dhe Shenzhen kanë lëvizur më pak nga të sipërcituarat.

Parashikimet për Wall Street-in janë gjithashtu me rënie, me Dow Jones që humbet 1,0% dhe ato në Evropë, me bursën e Frankfurtit që humbet 1,2%, ajo e Londrës me 1,0%, Parisit me 1,5%, Milanos dhe Madridit me 1,6%.

Për fundosjen e bursave patën efekt fjalët e shefit të Moderna-s, Stéphane Bancel, i cili tha për ”Financial Times” se priste një “rënie të konsiderueshme” në efektivitetin e vaksinave aktuale, ndërkohë që do të duheshin muaj për të pasur vaksina të reja efektive.

Frika për ndikimet e variantit të ri në ekonomi u ndjenë edhe te nafta, me vlerën e saj që ra 2,3%, në 68,3 dollarë për fuçi nga 71,49 dollarë që ishte pak ditë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button